Sigurime për Individ

Sigurimet e ofruara

Kliko këtu

Sigurime për Biznese

Sigurimet e ofruara

Kliko këtu

Raporto Dëmin

Formularët dhe Procedurat

Kliko këtu

Sigurimi i shëndetit në udhëtim

Polica e sigurimit e shëndetit në udhëtim heq shpenzimet vetëm të ngjarjeve, të cilat ndodhin, apo shkaktohen përbrenda kufijve territorialë të cekur në planin e pagesës.

Periudha e sigurimit nis prej momentin kur nis udhëtimi juaj jashtë shtetit dhe do të përfundojë pas kthimit tuaj. Por nuk do të kalojë numrin e ditëve të cekura në planin e pagesës.

Nëse pësoni lëndim trupor aksidental, ose sëmundje gjatë periudhës  së sigurimit ne do t’ju paguajmë ju, spitalit përkatës nëpërmjet shërbimit të asistencës mjekësore, ose përfaqësuesit  tuaj ligjorë për shpenzimet në vazhdim:

1. Shpenzimet për ndihmë mjekësore, spitalore dhe mjekim të personit të siguruar si rezultat i sëmundjes akute të mbulueshme.

2. Të gjitha shpenzimet që dalin si pasojë e aksidentit personal gjatë qëndrimit jashtë shtetit, deri në limitin e përcaktuar në policën e sigurimit

3.  Shpenzimet funerale jashtë territorit të Kosovës dhe kostoja e transportit të kufomës  apo hirit të personit të siguruar për në vendin e banimit të treguar në policë, nëse ai-ajo vdes gjatë periudhës së mbulimit.

Me këtë policë mund të sigurohen vetëm  personat që janë banorë të Kosovës e të cilët udhëtojnë jashtë shtetit për pushime, ose udhëtime zyrtare.

Vërejtje: Me rastin e ndodhjes së ngjarjes e cila mund ta ngre shumën e dëmit të paraparë me policën e sigurimit të shëndetit në udhëtim, ju duhet menjëherë të njoftoni asistencën mjekësore në numrin e cekur në kartelën tuaj: