Sigurimi i Garancioneve

Si rrjedhojë, kompania jonë ka sjellur në tregun e sigurimeve edhe produktin e sigurimeve të garancionit të ofertës, sigurimin e kontratës/ekzekutimit, sigurimin e avansit/paradhënies dhe sigurimin e ruajtjes/mbajtjes. sigurimi-bizneseve-garancioneve-ofertes-illyria

Garancioni i Ofertës

Kontrata e Garancisë së ofertës lëshohet nga garantuesi për llogari të kontraktuesit. Kontraktuesi do të sigurohet në vlerën e shumës së siguruar. 

Nëpërmjet kësaj kontrate, garantuesi i detyrohet përfituesit deri në vlerën e shumës së siguruar, në qoftë se kontraktuesi i cili është pjesëmarrës në tender:

  • Tërhiqet përpara zhvillimit të tenderit.
  • Nuk e ka lidhur kontratën brenda periudhës së vlefshmërisë së ofertës, atëherë kur përzgjidhet si fitues.

Garancioni i Kontratës/Ekzekutimit

Sigurimi i Garancionit të Kontratës, është kontratë e cila lidhet midis garantuesit dhe kontraktuesit dhe siguron përfituesin, në kushtet kur kontraktuesi nuk i plotëson detyrimet e tij kontraktuale kundrejt përfituesit dhe bën përmbushjen e detyrimeve të kontraktuesit, detyrime këto të cilat i burojnë kontraktuesit nga kontrata.

Kjo kontratë e garancionit lidhet me qëllim të forcimit të besimit mbi shlyerjen e detyrimeve të kontraktuesit ndaj përfituesit. Mbështetur në këtë kontratë, garantuesi merr përsipër që të plotësojë çdo detyrim të kontraktuar, i cili është i përshkruar në këtë kontratë.

Garancioni i Avansit

Siç përcaktohet me Certifikatën e Garancisë së Paradhënies dhe me kushtet e kontratës mbi bazën e së cilës lëshohet kjo Garanci, garantuesi Kompania e Sigurimeve Illyria, merr përsipër që në rast se kontraktuesi nuk u përgjigjet detyrimeve të tij, përfituesit të shumës së garantuar duhet plotësuar detyrimet deri në shumën e garantuar.

Garancioni i Ruajtjes/Mbajtjes

Kjo kontratë garancie e lidhur midis garantuesit dhe kontraktuesit, i siguron përfituesit, në kushtet kur kontraktuesi nuk plotëson detyrimet e tij kontraktuale kundrejt përfituesit dhe bën plotësimin e detyrimeve të kontraktuesit, detyrime këto të cilat i burojnë kontraktuesit nga kontrata. Me plotësimin e detyrimeve ndaj përfituesit, garantuesit (Kompania e Sigurimeve "Illyria" sh.a.) i lind e drejta qe t'i drejtohet kontraktuesit, me te gjitha mjetet ligjore, për të bërë kompensimin e shpenzimeve të bëra në funksion të plotësimit të detyrimeve ndaj përfituesit (kalimi i të drejtave nga përfituesi tek garantuesi).