Sigurimi i kontraktorëve 

Ju mund t’i jepni qetësi mëndjes tuaj, duke kontraktuar me Kompaninë e Sigurimeve Illyria, policën e sigurimit për të gjitha rreziqet që mund të shfaqen gjatë fazës së ndërtimit. sigurimi-biznesit-kontraktoreve-illyia

Sigurimi i kontraktorëve nga të gjitha rreziqet

Në rast se ju jeni firmë ndërtimore, atëherë ju duhet të kujdeseni që objekti juaj të mos rrezikohet nga fenomenet e natyrës gjatë fazës së ndërtimit edhe për një afat garancie pas dorëzimit të punimeve.

Nëse kontraktohet ndaras dhe paguhet primi plotësues polica e sigurimit do të mbulojë edhe këto rreziqe:

  • vërshimin, përmbytjen, ujërat e mëdha dhe ato nëntokësore,
  • rrëshqitjen e dheut,
  • përgjegjësinë nga veprimtaria e kryesit të punimeve (përgjegjësia ndaj palëve të treta),
  • përgjegjësinë ndaj palëve të treta gjatë afatit garantues.

Me këtë policë mund të sigurohen objektet gjatë fazës së ndërtimit, si: objektet banesore, fabrika e uzina, aeroporte, autostrada, ura, tunele etj.
Ju mund t’i jepni qetësi mëndjes tuaj, duke kontraktuar me Kompaninë e Sigurimeve “Illyria” sh.a., policën e sigurimit për të gjitha rreziqet që mund të shfaqen gjatë fazës së ndërtimit.

Kjo policë mbulon dëmet e pësuara në objektin që ndërtoni dhe makineritë e punës që ndodhin në sheshin e punimeve, por mbulimi shtrihet edhe për përgjegjësinë që mund ti shkaktoni palëve të treta si në formën e dëmtimeve trupore (fizike) ashtu edhe në formën e dëmtimeve pasurore.

Duke blerë policën tonë, ju siguroni biznesin tuaj nga këto rreziqe:

  • Tërmeti, zjarri, goditja e rrufesë, eksplodimi, acari, shtërngata, rrjedhjet e ujit, bora, akulli, orteqet e dëborës, shiu, shëmbja dhe rrëzimi i gurëve, fjetja e truallit dhe rreziqet tjera.