Sigurimi i shëndetit në udhëtim mbulon shpenzimet në vijim:
- Shpenzime emergjente mjekësore
- Shpenzimet nga aksidentet personale
- Shpenzimet e riatdhesimit
Me policën e sigurimit të shëndetit në udhëtim Illyria mundëson:
- Kompensim të shpenzimeve për ndihmë mjekësore, spitalore personit të siguruar si rezultat i ndonjë gjendje emergjente;
- Kompensim të të gjitha shpenzimeve që vijnë si pasojë e aksidentit personal gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit, deri në limitin e përcaktuar në policën e sigurimit të shëndetit në udhëtim;
- Kompensimin e shpenzimeve të riatdhesimit jashtë territorit të Republikës së Kosovës të personit të siguruar për në vendin e banimit të shënuar në policë, nëse ai/ajo vdes gjatë përiudhës së mbulimit të policës .
Shuma maksimale e mbuluar me sigurim të policës së sigurimit të shëndetit në udhëtim për të gjitha kategoritë është 30,000 € për një person të siguruar.
Poashtu ofrojmë asistencë ndërkombëtare si dhe informata 24/7 përmes kompanisë sonë partnere TBS në shtetin ku ju gjindeni.
Mbulueshmëria Territoriale:
- Duke specifikuar shtetin në bazë të kërkesës tuaj;
- Zona Schengen;
- Mbarë bota duke përjashtuar ShBA-në dhe Kanadanë;
- Mbarë bota (Udhëtimi mbulohet në të gjithë botën).
Pjesa e zbritshme (pjesëmarrja juaj në dëm)
Pjesa e zbritshme për Sigurimin e shëndetit në udhëtim është 50 euro për çdo dëm.
Kjo është shuma që ju e paguani vet në rast të shpenzimeve mjekësore.