Profili i kompanisë

 

 

Kompania e Sigurimeve “ILLYRIA” sh.a. është pjesë e grupit Sava Re, me seli në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, grupit më profesional për sigurime dhe risigurime në regjion e cila njëherit njihet si njëra ndër kompanitë më të suksesshme në Europë.

Të gatshëm për të ofruar mbështetje në përmbushjen e nevojave siguruese në çdo kohë dhe vend si: shëndetin, familjen, shtëpinë, apo dhe mjetin tuaj motorik. Produket tona siguruese personale dhe ato komerciale janë të përshtatura dhe dizajnuara për t’i ofruar paqe mendjes së klientit.

Misioni ynë:

Të ofrojmë stabilitet financiar dhe të ardhme të sigurtë.

Ne synojmë një kulturë të re dhe më ndryshe në tregun e sigurimeve, me një ekip punonjësish që do të reflektojë pozitivisht me kualitet të shërbimit dhe besnikëri ndaj kompanisë dhe Grupit SAVA Re.

 Kompania e Sigurimeve “Illyria” sh.a. njihet në tregun e Republikës së Kosovës si kompania me shërbimin më kualitativ të mundshëm në industrinë e sigurimeve. Këtë shërbim e ofrojmë përmes pakos së plotë të produkteve për klientët, të cilët mund të zgjedhin ofertën me nivelin optimal financiar dhe duke e bazuar atë në kërkesat e tyre specifike.