Sigurimi shtëpiak ,banesës, apartamenteve, villave
Siguroni pasuritë tuaja të fituara me vështirësi
Ju mund të keni sistem të përsosur të mbrojtjes, alarme dhe dyer speciale, mirëpo a mjafton kjo në rast fatkeqësie natyrore, apo vandalizimit ose zjarrit që mund të ndodh papritmas?
A mendoni se dalja e ujit nga enëlarësja apo rrobalarësja nuk mund të dëmtojë banesën apo shtëpinë tuaj?
Pa marrë parasysh madhësinë e saj, qoftë shtëpi apo banesë si dhe pajisjet brenda saj kompania jonë ju ofron zgjidhje për të siguruar investimin dhe pasurinë tuaj, duke ju mbështetur me kompensim për humbjet ose dëmtimet të cilat shkaktohen nga rreziqet e cekura si në pakot më poshtë:
PAKO BAZË ofron mbulesë siguruese për dëmet si pasojë e:
Zjarrit, rrufesë, eksplozionit, stuhisë, breshërit, rënies së fluturakeve, rrjedhës së ujit nga instalimet e ujësjellësit, kanalizimit dhe nga pajisjet dhe gypave të ngrohjes (mbulesa minimale), goditjes nga mjeti motorik vetanak, përgjegjësisë (mbulesa minimale), shpenzimet e rilokimit –zhvendosjes (mbulesa minimale).
PAKO STANDARDE ofron mbulesë siguruese për dëmet si pasojë e:
Te gjitha rreziqet e përfshira në pakon bazë, duke perfshirë edhe rrjedhjen e ujit nga instalimet e ujësjellësit, kanalizimit, nga pajisjet, nga gypat e ngrohjes (mbulesa maksimale), vërshimeve, përrojeve dhe ujërave të lartë, rrëshqitjeve të dëborës, rrëshqitjes dhe shkëputjes së dheut, thyerjes së xhamave në dritaret dhe dyert e objektit banesorë, vjedhjes me thyerje dhe plaçkitje, përgjegjësisë (mbulesa maksimale).
PAKO PREMIUM ofron mbulesë siguruese për dëmet si pasojë e:
Të gjitha rreziqet e përfshira në pakon bazë dhe standard, duke përfshirë edhe rrjedhjen e ujit nga akuariumi, pesha e deborës, ujërat atmosferikë, goditja nga mjeti motorik i panjohur, goditja nga rrëzimi i drunjëve, thyerja e xhamave në tarracat e mbyllura me xhama, thyerja e elementeve sanitare, çelësat e humbur apo të mbyllur brenda objektit, vandalizmi, manifestimet dhe demonstratat, shpenzimet emergjente (mbulesa maksimale).
*Për të gjitha pyetjet tuaja, agjentët tanë janë në dispozicionin tuaj me e-mail ose bisedë në web-chat në këndin e poshtëm të djathtë të kësaj faqe që po lexoni aktualisht. Ekziston edhe një numër pa pagesë 0800 75 000, dhe na ndiqni në faqen tonë në Facebook apo në Instagram.
Merrë ofertën më të mirë online
Kompania e Siguimeve Illyria.