Njoftim, 29 Mars 2020

Prishtinë, 29 mars 2020 - Pas vendimit të ri të Qeverisë për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe makinave me qëllim që të parandalohet përhapja e Covid19, që nga e hëna, 30 mars, Kompania e Sigurimeve ILLYRIA do të implementojë orarin e ri të punës 09:00 deri 15:00, nëpër pikat e shitjes. Të gjitha kërkesat mund të trajtohen nga qendra jonë e thirrjeve e arritshme në 038 750 850 ose info@illyriainsurance.com, si dhe përmes bisedës online në web faqen tonë, www.illyriainsurance.com, gjatë orarit të zakonshëm të punës 08:00-16:00.

#neveralone #rriniteshendetshem 

 

Njoftim, 24 Mars 2020

Prishtinë, 24 mars 2020 - Pas vendimit të Qeverisë për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe makinave me qëllim që të parandalohet përhapja e Covid19, KS Illyria do të implementojë orarin e ri të puëns në degët e saj prej orës 07:30 deri 09:30, duke filluar nga nesër 25 Mars 2020.

#neveralone #rriniteshendetshem

 

Njoftim, 16 Mars 2020

Të nderuar klientë, Në përputhje me njoftimin aktual nga Qeveria e Republikës Kosovës, ne kemi ndërmarrë masa për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së Covid-19. Aktualisht shumica e degëve tona do të jenë të hapura deri në njoftimin e mëtutjeshëm, por me aktivitete të kufizuara. Të gjitha kërkesat mund të trajtohen nga qendra jonë e thirrjeve e arritshme në 038 750 850 ose info@illyriainsurance.com, si dhe përmes bisedës online në web faqen tone, https://www.illyriainsurance.com/ , gjatë orarit të zakonshëm të punës 08-16. Duke shpresuar se ju dhe familjet tuaja janë mirë, ne do t'i kapërcejmë këto kohë të vështira.
 
#neveralone #rriniteshendetshem