Sigurimi nga Aksidentet personale për punëtorë (individual ose në grup)
Në jetën e përditshme, të gjithë ne u nënshtrohemi rreziqeve të ndryshme dhe aksidenteve potenciale. Sigurimi nga aksidentet personale është një mënyrë për të kontrolluar gjendjen e mirëfilltë financiare, si për punëdhënësin, ashtu dhe për punëtorët dhe familjet e tyre.
Sigurimi nga aksidentet personale (në grup) u ofrohet ndërmarrjeve, organizatave dhe institucioneve të ndryshme të cilat e konsiderojnë vetën si organizata etike dhe me përkujdesje ndaj punonjësve.
Mund të themi me përgjegjësi të plotë se sigurimi i ofruar nga Kompania jonë është një ndër më bashkëkohorët që gjendet në tregun Kosovar, për arsye se polica jonë e sigurimit i përmbushë të gjitha nevojat e klientit, duke ofruar mbulim për të gjitha llojet e ekspozimeve dhe pasojave të rrezikut. Oferta jonë ofron mbrojtje dhe përfitime nga:
- Vdekja aksidentale;
- Invaliditet të plotë;
- Shpenzimet mjekësore; dhe
- Kompensimi ditor.
- Përfitimin për vdekje aksidentale të barabartë me shumën e siguruar të përcaktuar në policë.
- Përfitimin për invaliditet të plotë për shkak të një aksidenti, të barabartë me 150% të shumës së siguruar për vdekjen aksidentale.
- Përfitimin për shpenzimet mjekësore: në rast se i siguruari, për shkak të një aksidenti të siguruar, gjendet në trajtim mjekësor spitalor apo ambulantor, siguruesi paguan për shpenzimet e kurimit deri në shumën e siguruar të përcaktuar në policë.
- Kompensimi ditor: siguruesi do të paguaj për çdo ditë të paaftësisë së përkohshme për punë, një shpërblim ditor të barabartë me shumën e përcaktuar në policë si kompensim ditor. Ky kompensim paguhet deri në 200 ditë.