Fëmijët janë gjëja me e çmuar për ne, në jetën e tyre, ata u ekspozohen rreziqeve të ndryshme dhe aksidenteve përderisa ata janë në shkollë, fakultet, në lojën e tyre të përditshme.
Kompania jonë ka menduar t’u ofrojë siguri atyre në rast të aksidentit.
Illyria ofron mbulesë siguruese dhe përfitime si më poshtë:
- Vdekje aksidentale;
- Invaliditet të plotë; dhe
- Shpenzime mjekësore si pasojë e aksidentit
- Përfitimin për vdekje aksidentale të barabartë me shumën e siguruar të përcaktuar në policë.
- Përfitimin për invaliditet të plotë për shkak të një aksidenti, të barabartë me 150% të shumës së siguruar për vdekjen aksidentale.
- Përfitimin për shpenzimet mjekësore: në rast se i siguruari, për shkak të një aksidenti të siguruar, gjendet në trajtim mjekësor spitalor apo ambulantor, siguruesi paguan për shpenzimet e kurimit deri në shumën e siguruar të përcaktuar në policë.