Sigurimi i obligueshëm i automjetit - TPL

Sigurimi i obligueshëm për automjetin tuaj TPL është i vlefshëm për qarkullim brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

Merre ofertën më të mirë online për sigurimin e obligueshëm te automjetit

Polica e sigurimit të obligueshëm të automjeteve, ose siç quhet ndryshe Sigurimi TPL - (sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë) ju ofron mbulesë siguruese për shpenzimet, për dëmet që ju i shkaktoni të tjerëve me përdorimin e mjetit tuaj motorik, pra kjo nënkupton dëmet materiale dhe jo materiale deri në lartësi të shumës së siguruar të paraparë me ligjin për sigurimin motorik të obligueshëm në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë.