Pse duhet ta sigurojmë pronën?

Pse duhet ta sigurojmë pronën?A e keni ditur që qytetarët e Kosovës, në përqindje shumë më të lartë sesa shumë prej vendeve të BE-së, e kanë pronë të veten hapësirën në të cilën jetojnë? E megjithatë, kur vjen puna te sigurimi i pronës, Kosova është prej vendeve me më së paku pronarë që e kanë kryer këtë veprim.

Rëndësia e sigurimit

Sigurimi i pronës ju ofron mundësinë që të ndiheni i sigurt kudo që jeni. Një fatkeqësi natyrore, apo një incident brenda shtëpisë, mund të jenë arsye që ju të humbisni atë që keni ndërtuar me mund, kursime familjare dhe opsione tjera si kreditë bankare.

Shtëpia është vendi ku e bëni jetën familjare, ku rrisni fëmijët apo organizoni jetën tuaj dhe planet për të ardhmen. Normalisht, asgjë nuk duhet të jetë më e sigurt se kjo. E megjithatë, kemi shumë raste të pronave të pasiguruara të cilat e kanë të vështirë të gjejnë përgjigjet e duhura kur ndodhin fatkeqësitë natyrore apo incidente të çfarëdo lloji.

Sado që mund të duken të largëta, dhe shpresojmë të jenë të largëta, incidentet e fatkeqësitë natyrore janë shpesh shumë më afër dhe shumë më të mundshme se që na duken. Cilado qoftë arsyeja, është gjithmonë mirë ta keni sigurimin tuaj. Siç e thotë motoja e kompanisë sonë: Çdoherë pranë jush.

Duke e pasur parasysh krejt këtë, sigurimi i pronës është gjithmonë një vendim i duhur. Përveç pakove të ndryshme të sigurimeve, tani ofrojmë edhe pakon e sigurimit që iu përgjigjet dëmeve nga më shumë se 50 rreziqe të ndryshme në shtëpi, banesa, kasolle, garazha, lokale dhe tjera. Përpos kësaj, mund të kontraktohen edhe lloje shtesë të sigurimeve si ai ndaj tërmetit, pakoja e qirasë, asistenca e shtëpisë (p.sh. ofrimi i shërbimit për ndreqje emergjente), asistenca personale, sigurimi i aksidenteve dhe plot lloje të tjera të sigurimit mund të kontraktohen.

 

Merrë ofertën më të mirë online! Sigurimi shtëpiak ,banesës, apartamenteve, villave

Kompania e Siguimeve Illyria,
Çdo herë pranë jush

Blog - it is nice to know