8.7.2019

Konkurs për: Këshilltarë për Klient

 Konkurs

Kompania e Sigurimeve “ILLYRIA ” është në kërkim të punonjësve në pozitën:

KËSHILLTARË PËR KLIENT

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të suksesshëm dhe mjedis stimulues të punës, i cili është i lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e talentit tuaj dhe keni dëshirë për ngritje personale e profesionale atëherë ne ju ftojmë dhe inkurajojmë të aplikoni.
Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:
• Preferohet niveli i lartë i edukimit
• I/E orientuar drejtë shitjes
• Ambicioz/e
• Kreativ/e
• Punëtor/e
• I/E besueshëm/me
• Vetë-iniciativë/e
Çka ju ofrojmë bashkëpunëtorëve të rinj:
• Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
• Të ardhura të pakufizuara
• Fitimi i përvojës në shitje dhe punës me klient
• Fitimi i aftësisë komunikuese
• Pavarësi dhe fleksibilitet në organizimin e orarit të punës
• Mbështetjen, ndihmën dhe materialin për përfitimin e licencës nga BQK për ofrimin e sigurimeve
• Motivimin në formë të shpërblimeve, udhëtimeve dhe trajnimeve të cilat përshpejtojnë suksesin tuaj
Ju lutem të vizitoni web-faqen tonë: www.illyriainsurance.com, fusha “Mundësi Punësimi” ku mund të plotësoni aplikacionin tuaj. 
Per cdo pyetje dhe sqarim, ju lutem na kontaktoni ne adresen elektronike : punesimi@illyriainsurance.com 
Konkursi do të jetë i hapur deri me 14.08.2019