10.12.2021
Illyria në krah të Hendbollit kosovar
Illyria në krah të Hendbollit kosovar
Kompania e sigurimeve Illyria ka nënshkruar mbështetjen e hendbollit kosovar duke u bërë përkrahës i Federatës Kosovare të Hendbollit, sipas ligjit për sponzorizim.
Marrëveshja njëvjeçare e cila u nënshkrua nga drejtori i Illyria, Shpend Balija dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, nënkupton mbështetjen e Kompanisë së Sigurimeve Illyria për Federatën e Hendbollit dhe hendbollin në përgjithësi, duke qenë të bindur në sukseset e sportistëve tanë dhe në dobinë emocionale e shëndetësore të promovimit të sportit. Presidenti Saraçini është shprehur i lumtur për marrëveshjen. Ka thënë se rezultatet e FHK-së kanë bërë që numri i partnerëve të jetë në rritje të vazhdueshme.
Ndërkohë drejtori i Illyria, Balija, ka vlerësuar lartë fillimin e bashkëpunimit me FHK-në.
“Po fillojmë një partneritet me një organizatë sportive shumë të suksesshme dhe për rritjen e së cilës presim të dëgjojmë edhe më shumë në të ardhmen."
Të lumtur për këtë marrëveshje janë shprehur të dyja palët duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të gjatë e të frytshëm për të dy palët.
Sporti ka një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e rinisë sonë dhe krijon shprehi të shëndetshme afatgjatë në jetën e sportistëve si edhe i mëson të rinjtë sesi të jenë kampionë në jetët e tyre të përditshme.
Këto vlera dëshirojmë t'i mbështesim së bashku me miqtë tanë sportistë për një të ardhme më të ndritshme për rininë tonë" - është shprehur më tutje drejtori i Illyria, Shpend Balija.
Përndryshe, hendbollistët dhe hendbollistet kosovare, kanë arritur të bëhen disa herë top lajm me sukseset e tyre, duke përmendur veçanërisht fitoren ndaj Rumanisë, kampiones së katërfishtë botërore, në pjesën e parë të vitit.
Bashkëpunimi me Kompaninë e Sigurimeve Illyria i siguron Federatës një aleat të përkushtuar për ta çuar sportin kosovar përpara.
Kompania e sigurimeve Illyria,