23.10.2025

Marrëveshje ndërmjet Sava insurance Group dhe FBK-së

Me shumë kënaqësi ndajmë disa momente të veçanta 🤝 nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së sponsorizimit midis Kosovo Basketball Federation (FBK) dhe Sava Insurance Group, pjesë e të cilit janë edhe ILLYRIA INSURANCE dhe Illyria Life 🏀.
 
#savainsurancegroup #illyriainsurance #illyrialife #kosovobasketballfederation #basketball
 
 
📍Ceremonia u mbajt në zyrat e FBK-së, ku u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja që shënon fillimin e një partneriteti të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit të basketbollit kosovar.
 
 
Sava Insurance Group FBK
 
🗣 Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke nënvizuar se të gjithë sponsorët konsiderohen partnerë strategjikë dhe janë pjesë thelbësore e suksesit të basketbollit në Kosovë. Ai shtoi se synimi është që ky partneritet të jetë afatgjatë dhe efektiv, duke thelluar më tej bashkëpunimin në të ardhmen.
💪 Ndërsa Shpend Balija, CEO i ILLYRIA, u shpreh se basketbolli i Kosovës është në një rrugë të mirë zhvillimi dhe se Sava Insurance Group do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë rrugëtim drejt fitoreve të reja.
 
 
 
Sava Insurance Group FBK
 
 
🏀 Me këtë marrëveshje, Sava Insurance Group bëhet Sponsor Zyrtar i Statistikave të FBK-së, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin profesional dhe organizativ të basketbollit vendor.
 
 
Sava Insurance Group FBK
 
Sava Insurance Group FBK
 
 
Sava Insurance Group FBK
 
Sava Insurance Group FBK