23.10.2025

Marrëveshje ndërmjet Sava insurance Group dhe FBK-së

Me shumë kënaqësi ndajmë disa momente të veçanta  nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së sponsorizimit midis Kosovo Basketball Federation (FBK) dhe Sava Insurance Group, pjesë e të cilit janë edhe ILLYRIA INSURANCE dhe Illyria Life .
 
#savainsurancegroup #illyriainsurance #illyrialife #kosovobasketballfederation #basketball
 
 
Ceremonia u mbajt në zyrat e FBK-së, ku u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja që shënon fillimin e një partneriteti të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit të basketbollit kosovar.
 
 
Sava Insurance Group FBK
 
 Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke nënvizuar se të gjithë sponsorët konsiderohen partnerë strategjikë dhe janë pjesë thelbësore e suksesit të basketbollit në Kosovë. Ai shtoi se synimi është që ky partneritet të jetë afatgjatë dhe efektiv, duke thelluar më tej bashkëpunimin në të ardhmen.
 Ndërsa Shpend Balija, CEO i ILLYRIA, u shpreh se basketbolli i Kosovës është në një rrugë të mirë zhvillimi dhe se Sava Insurance Group do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë rrugëtim drejt fitoreve të reja.
 
 
 
Sava Insurance Group FBK
 
 
Me këtë marrëveshje, Sava Insurance Group bëhet Sponsor Zyrtar i Statistikave të FBK-së, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin profesional dhe organizativ të basketbollit vendor.
 
 
Sava Insurance Group FBK
 
Sava Insurance Group FBK
 
 
Sava Insurance Group FBK
 
Sava Insurance Group FBK