Sigurimi i kontraktorëve nga të gjitha rreziqet (CAR & EAR)
Në rast të dëmit material në pronë:
- Raportin e policisë
- Kërkesën për kompensimin e dëmit
- Kopjen e letërnjoftimit
- Dëshminë mbi pronësinë
- Aktvendimin e gjykatës (nëse e ka)
Në rast të dëmit jo material - lëndime:
- Raportin e policisë
- Kërkesën për kompensimin e dëmit
- Kopjen e letërnjoftimit
- Dokumentacionin mjekësor origjinal
- Dëshminë, lidhur me profesionin dhe punësimin e të të lënduarit
- Autorizimin nga i lënduari për personin, i cili është angazhuar për përfaqësimin në procedurën e zhdëmtimit (nëse pala ka përfaqësues të autorizuar)
Në rast të përgjegjësisë ndaj palëve të treta:
- Raportin e policisë, nëse egziston;
- Kërkesën për kompensimin e dëmit;
- Dokumentin e regjistrimit të biznesit apo të identifikimit varësisht ndaj kujt është bërë dëmi (person fizik apo juridik)
- Përshkrimin e detajizuar të dëmit/dëmeve të shkaktuara, në raste kur dëmi i është shkaktuar pronës duhet të dorëzohen edhe fotografitë e dëmit të shkaktuar
- Në raste kur dëmi i është shkaktuar personave duhet të dorëzohet raporti mjekësor
Vërejtje: Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal.