Sigurim i automjetit
I dëmtuari duhet të ketë më vete dokumentet e poshtëshënuara për ta paraqitur dëmin e siguruar nga autopërgjegjësia në Kompaninë e Sigurimeve Illyria:
Në rast të dëmit material në pronë:
- Raportin e policisë
- Kërkesën për kompensimin e dëmit
- Kopjen e letërnjoftimit
- Dëshminë mbi pronësinë
- Aktvendimin e gjykatës (nëse e ka)
Në rast të dëmit jo material - lëndime:
- Raportin e policisë
- Kërkesën për kompensimin e dëmit
- Kopjen e letërnjoftimit
- Çertifikatën e lindjes
- Dokumentacionin mjekësor origjinal
- Dëshminë, lidhur me profesionin dhe punësimin e të të lënduarit
- Autorizimin nga i lënduari për personin, i cili është angazhuar për përfaqësimin në procedurën e zhdëmtimit (nëse pala ka përfaqësues të autorizuar)
Në rast të dëmit jo material - vdekje:
- Raportin e policisë;
- Kërkesën për kompensimin e dëmit;
- Çertifikatën e vdekjes;
- Dokumentin e identifikimi;
- Çertifikata e kurorëzimit në rast të martesës së të ndjerit;
- Çertifikatën e bashkësisë familjare për familjen e të ndjerit;
- Autorizimin e nënshkruar nga anëtarët madhor të familjes me të cilin autorizohet anëtari i familjes, apo përfaqësuesi i autorizuar.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal.